4 dhjetor 2015 – Kledi Bahiti duket se e ka shprehur hapur ambicien për të dalë i pari në "Kënga Magjike". Pjestari i "Threedots", studios me në krye Flori Mumajesin, ka postuar një foto në IG ku shihen dy pretendentët, të përfolur si fituesit e këtij edicioni, Albërie Hadërgjonaj dhe Flori Mumajesi.
Por, ajo që të bën përshtypje po të interpretojmë këtë foto është pozicionimi lartë dhe poshtë që i është bërë këngëtarëve, duke i diferencuar në fotomontazh. Është e qartë arsyeja pse producenti Kledi Bahiti e ka vendosur Albërien të parën, por me sa duket edhe Flori ka qenë i të njëjtit mendim me kolegun, përderisa ka ripostuar foton.
Të dy artistët, Flori dhe Albëria rikthehen pas një kohe të gjatë pause nëpër gara muzikore, ndërsa mbetet për t'u parë votimi i kolegëve.
/portali DurresLajm/





