DURRËS, 15 tetor 2014– Dy persona me dokumente identifikimi franceze u përpoqën të hynë në Itali në pikëkalimin kufitar të Monte Biankos. Policët italianë dyshuan te njëri prej tyre dhe pasi kontrolluan shenjat e gishtave në data-bazin e policisë u rezultoi, që francezi nuk ishte francez. Në fakt i ndaluari ishte shqiptari Arbi Mele, 34 vjeç me precedentë të shumtë penalë për drogë, për krime kundra pasurisë, mbajtje dokumentesh false dhe rezistencë ndaj dekret dëbimeve. Atij si dënim shtesë për veprat penale, që kishte kryer, i ishte ndaluar hyrja në Itali për pesë vjet
Arbi ishte dëbuar nga Italia në vitin 2010 nëpërmejt Aeroportit të Torinos për në Rinas. Në korrik 2011 në kuadrin e operacionit antikrim “Romalba” Arbi arrestohet nga policia e qytetit të Lukës si anëtar i një bande hajdutësh shqiptaro-rumunë. Në momentin e arrestit ai kishte pasaportë biometrike false shqiptare me emrin Arbi Demiri. Bashkë me Arbin u arrestua dhe vëllai i tij më i vogël Ilir Meli.
Në vitin 2013, pasi del nga burg, Arbi dëbohet përsëri nga Porti i Brindizit për në Vlorë. Kësaj rradhe e treta e vërteta. Arbi Meli rrezikon të dënohet me burg jo thjesht me dëbim nga Italia, si dy herët e tjera..
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





