12 shkurt 2015 – Arbitrat e Bundesligës janë mërzitur shumë nga sjellja e Pepe Guardiolës. Gjatë ndeshjes ndaj Schalke 04, trajneri i Bayern Munchen doli nga zona e tij dhe shkoi me vrap te arbitri anësor për t’u ankuar për golin, që ky i fundit i anuloi sulmuesit Lewandowski kur ndeshja ishte 0-0.
Arbitrat e Bundesligës ankohen për Guardiolën
Jo vetëm kaq. Trajneri spanjoll habiti të gjithë edhe kur përqafoi arbitrin e katërt në momentin që shënoi gol Arjen Robben po në këtë takim. Herbert Fandel, presidenti i arbitrave të kampionatit gjerman, tha për "Sport Bild":
"Pepe Guardiola do të bënte mirë që të ndryshonte sjelljen e tij menjëherë. Me gjithë respektin që kam për emocionet gjatë një ndeshjeje, reagimet e tij në ndeshjen ndaj Schalke 04 kaluan çdo kufi. Një trajner që lë zonën e tij teknike dhe vrapon drejt anësorit që ndodhet në flamurin e këndit duhet ndëshkuar me karton të kuq".
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bllokuan rrugën në shenjë proteste, çfarë kërkojnë banorët e Durrësit të ri (Video)
A do të ketë masa të reja ndaj Ballukut? Karamuço: Mund të jemi para një komunikimi akuze, por…
Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët e prokurorët po bëjnë grevë
Tornadoja merr jetën e një gruaje në Itali, një tjetër viktimë nga përmbytjet





