Sistemi i gjykimit në një kampionat kaq të tendosur, si për vendet e kreut, ashtu edhe për pozicionet e zonës së ftohtë të rënies nga Superiorja, kanë nxjerrë në pah një sërë problemesh.
Presidenti i Shoqatës së Gjyqtarëve, Tahir Kastrati u ka bërë edhe njëherë thirrje presidentëve, që të bashkëpunojnë për të eliminuar elementët që kanë ndikuar me qëllim në garë.“U bëj thirrje presidentëve të klubeve të ulin tonet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë me ne, për të zbuluar dhe veçuar elementët që ndikojnë me qëllim në garë”, tha Tahir Kastrati, president i Shoqatës së Arbitrave.Në këtë fazë të katërt të Kategorisë Superiore, FSHF ka penalizuar disa gjyqtarë edhe me stemë të FIFA-s, pas gabimeve të njëpasnjëshme. Ndërkohë, shefi i sektorit të Gjykimit, Sokol Jareci thekson se “ne nuk mund të kemi një asistencë teknologjike për gjykimin, thjesht na duhet më shumë punë”.
“Ne nuk mundemi të kemi një asistencë teknologjike, sepse është e kushtueshme dhe shumë vende në Europë nuk e kanë. Kështu që na mbetet të punojmë sa më shumë për të zvogëluar gabimet”, tha Sokol Jareci.Në këtë sezon, FSHF-ja ka plotësuar kërkesën e Partizanit për të përdorur një gjyqtar të huaj në përballjen me Kukësin, gjë që rezultoi një zgjedhje joefektive në sajë të gabimeve të tij, ndërkohë është refuzuar kërkesa e Skënderbeut për të pasur edhe ata një gjyqtar të huaj në përballjen e kësaj fundjave, me Kukësin.