Ndërkombëtari shqiptar Enea Jorgji do të gjykojë një tjetër ndeshje të rëndësishme në Europë.

UEFA i ka besuar arbitrit elbasanas sfidën Ajax – Aston Villa, e vlefshme për fazën e 1/8-tave të Conference League.

Jorgji do të ketë asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Ndeshja ndërmjet  Ajax dhe Aston Villa do të zhvillohet ditën e enjte në stadiumin “Johan Cruyff Arena” duke filluar nga ora 18:45.

Në këtë sezon futbollistik, Enea Jorgji ka gjykuar 5 ndeshje në kompeticionet europiane për klube.

Në raudnin kualifikuese të Europa League gjykoi Union – Lugano, ku akordoi 4 kartona të verdhë, ndërsa më pas në fazën e grupeve të këtij kompeticioni vendosi drejtësi në sfidat Sporting – Raków 2-1 dhe Raków – Atalanta  0-4.

Gjithashtu ai gjykoi edhe në Conference League, në raundin me eliminim direkt takimin ndërmjet Molde dhe Legia Warszawa.

Ndërkohë në Champions League, ishte gjyqtar kryesor në ndeshjen Young Boys – Leipzig dhe hyri në histori duke u bërë  arbitri i parë shqiptar që drejton një ndeshje të fazës së grupeve të kompeticionit prestigjoz për klube.