E pabesueshme ajo që ka ndodhur në Argjentinë!
Në ndeshjen mes Boka Zhuniorsit dhe Rasing Avejaneda, e përfunduar me rezultatin 1-2 në shtesën 120 minutëshe për Rasing, e vlefshme për “Trofeo de Campeones”, arbitri e ka “lëshuar” dorën duke nxjerrë nga xhepi 10 kartona të kuq.
Kartonat e kuq janë nxjerrë nga minuta 90+5′ e kohës së rregullt në 120+10′ të kohës shtesë.
Ekipi që e pësoi më shumë ishte Boka Zhuniors, ku u ndëshkuan 7 të tillë midis tyre edhe 3 në pankinë, ndërsa Rasing u ndëshkuan vetëm 3 ku njëri prej tyre nuk ishte në fushën e blertë.





