Kampionati amerikan i futbollit – MLS di të sjellë gjithmonë befasi dhe të papritura.
E një rast i tillë ka arritur edhe në fazën e “play-off”-it të kësaj lige.
Në fakt, arbitri rrëzon pa dashje një futbollist dhe aksioni përfundon me gol të ekipit kundërshtar pasi portieri i tyre kishte shkuar në sulm për ta ndihmuar ekipin në minutat shtesë.
Një ngjarje komike pa dyshim, e cila zgjoi jo pak reagime, si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.
Por gjyqtari më pas merr një vendim të papritur duke e anuluar këtë gol për pozicion jashtë loje pasi paraprakisht shkon tek ekrani për ta parë të përsëritur ngjarjen që ndodhi, e ku protagonist në aksionin e nisur të ekipit që shënoi gol, ishte vetë ai.





