Brazil, 11 maj 2014 – Për një arbitër futbolli nuk ka gjë më të rëndësishme se 90 minutat në fushën e lojës, por kjo gjë nuk mund të thuhet për Fernanda Colombo Uliana. Asistentja 25-vjeçare braziliane është kthyer në qëndër të vëmendjes, pasi asistoi në ndeshjen e Copa do Brasil, Sao Paulo-CRB (3-0).
Por kulmi i famës erdhi pas super-ndeshjes së fundit në Brazil mes Atletico Mineiros së Ronaldinhos dhe Cruzeiros. Biondja braziliane u bë e famshme në të gjithë botën, pasi fotot e saj gjatë drejtimit të ndeshjes u shpërndanë me shpejtësi në internet. Tashmë futbolli po bëhet gjithmonë e më femëror.
Kujtojmë që pak ditë më parë një trajnere femër, Helena Costa, mori drejtimin e një skuadre franceze.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





