Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 orësh marrje në pyetje.  

Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje. 

“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimish. 

Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm. 

Nuk dihet ende arsyeja pse Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.