Ish-ministri i Pushtetit Vendor dhe ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku është paraqitur në GJKKO.

Mësohet se Arbjan Mazniku është thirrur për të dëshmuar lidhur me dosjen 5D.

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë u thirr në seancën në GJKKO në cilësinë e dëshmitarit nga SPAK.

Deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili po ashtu dëshmoi në seancë pak ditë më parë, e ka quajtur Maznikun “arkitekt të skemës korruptive 5D”.

Deputeti demokrat ishte denoncuesi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës, mes të cilëve, Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha etj dhe ka deklaruar para gjykatësve se nga përllogaritjet e tij me skemën e dosjes 5D, janë vjedhur rreth 25 milionë dollarë.