Lushnje, 30 mars 2014 – Në sajë të një operacioni të koduar "Ardenica", të ndërmarrë nga policia e Fierit, është bërë e mundur goditja e një baze prostitucioni në Lushnje, ndërsa në pranga janë vënë dy persona, dhe një tjetër është shpallur në kërkim.  

Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë shtetasja me iniciale M.T 43 vjeç dhe Adriano Guarino 24 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim shtetasin Dejvit Shkrela 46 vjeç, ndërsa dy shtetas të tjerë O.S 33 vjeç dhe V.B 52 vjeç janë proceduar në gjendje të lirë. Blutë e Fierit informojnë se aktiviteti ushtrohej në restorant ‘Peshku’ në Lushnje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/