Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas mbërritjes në Shqipëri të dy avionëve të tjerë, që sollën 182 afganë të tjerë të rrezikuar nga talebanët në Afgaistan.

Rama ka postuar foto, ku shihen gra dhe fëmijë që zbresin nga avioni dhe shkruan se afganët u shpërngulën nga lufta dhe u mikpritën në Shqipërinë e besës.

“Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar” shkruan Rama.