Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit të rezidencës Studentore Universitare nr. 2, tha se duke qenë se mbërritja e afganëve në vend po shtyhet, ndoshta nuk do të jetë e nevojshme që ata të strehohen nëpër konvikte.
Rama theksoi se strehimi i refugjatëve do të jetë i përkohshëm, për t’u vendosur më pas në struktura të posaçme të caktuara më herët.
“Megjithëse po shtyhet ardhja e afganëve për shkak të logjistikës atje dhe shtyrjes së fluturimeve kështu që mund të ndodhi që mund të mos nevojiten nëse lirohen strukturat e tjera që kemi bërë gati sezonit. Por në të gjitha rastet është me rëndësi të jetë e qartë që s’bëhet fjalë për të hequr studentët dhe të sjellim refugjatët afganë, por bëhet për të shfrytëzuar këtë dritare kohe që s’janë studentët”, tha Rama





