Gjyqtarët e seksionit të emigracionit në gjykatën e Romës në Itali, kanë vendosur se 12 emigrantët e sjellë në Shqipëri duhet të kthehen të gjithë në Itali.

Sipas La Repubblica, magjistratët romakë nuk vërtetuan, siç ishte e parashikueshme, ndalimin e dymbëdhjetë azilkërkuesve nga Egjipti dhe Bangladeshi, të shpëtuar natën e 13 tetorit nga Policia Financiare në ujërat ndërkombëtare të zonës italiane SAR dhe të transferuar në portin e Shëngjinit dhe prej andej, në qendrën e paraburgimit në Gjadër.

Ky vendim i Gjykatës së Romës bazohet në një vendim të Gjykatës së Drejtësisë Evropiane më 4 tetor për azil kërkuesit e vendeve të pasigurta.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës, Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe për këtë arsye emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali.

Emigrantët në qendrat përtej kufirit nuk mund të qëndrojnë dhe as të lihen të lirë në territorin shqiptar. Këtë e ka përsëritur edhe kryeministri Edi Rama në intervistën e dhënë për La Repubblica. Kështu, emigrantët do të duhet të hipin sërish në një anije për t’u kthyer në Itali, në portin ku qeveria italiane vendos t’i lërë të zbarkojnë.

Më pas ata do të kenë 14 ditë nga dita e sotme për të apeluar kundër refuzimit të kërkesës së tyre për azil tek të njëjtat gjyqtarë të seksionit të imigracionit, të cilët do ta vlerësojnë atë rast pas rasti. Por duke qenë se refuzimet janë bërë nga procedurat kufitare të cilat tashmë janë të pazbatueshme, ka shumë të ngjarë që kërkesat për azil të rivlerësohen sipas procedurave të zakonshme që zgjasin më shumë.

“Prandaj autoritetet italiane kanë për detyrë të kthejnë të arrestuarit në Itali dhe t’i lejojnë ata të ushtrojnë të drejtën e azilit në territorin italian”, sqarojnë avokatët Silvia Calderoni, Paolo Iafrate dhe Arturo Salerni, të cilët po ndihmojnë një shtetas nga Bangladeshi të 12 të ndaluarit në Gjadër.

Nga 85 të shpëtuar në det nga katër varka, vetëm 16 u dërguan në anijen 13-vendëshe të Marinës. Dy të mitur të tjerë janë kthyer mbrapsht sapo kanë mbërritur në portin e Shëngjinit. Monitorimi i cenueshmërisë më pas përjashtoi dy të tjerë. Qendrat shqiptare me mijëra vende që funksionojnë që nga 13 tetori mund të mbeten bosh nga mbrëmja e sotme”, shkruan La Rrpubblica.