Ardhja e emigantëve nga jashtë për të festuar festat e fundvitit në Shqipëri ka shtuar fluksin e automjeteve.

Në akset rrugore kryesore të Durrësit gjatë orëve të pikut paradite dhe pasdite, trafiku rëndohet tej mase.

Problematike paraqiten nyjet kryesore hyrëse në qytet si dhe kryqëzimet te Stacioni i Trenit, sheshi “Pranvera”, rruga “Aleksandër Goga” nga Drejtoria e Policisë deri te pallati i kulturës; rruga “Egnatia” etj.