Në orët e vona të kësaj të marte, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të zbresë në Aeroportin e Rinasit.

Ai do të marrë pjesë në punimet e Samitit i organizuar për Ukrainën.Për të pritur presidentin Zelensky janë marrë të gjitha masat e sigurisë.

Një trupë e policisë ka mbërritur në Rinas dhe do të bëjë shoqërimin e tij më pas drejt Tiranës.