Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.
Bazuar në tre kriteret, drejtori i Policisë së Shtetit rezultoi i pastër pas hetimeve nga ana e Komisionit.
Për sa i përket kriterit të pasurisë, Komisioni arriti në përfundimin se Ardi Veliu ka deklaruar saktë pasurinë, dhe ka burime të ligjshme.
Ndërsa në kriterin e kontrollit të figurës, DSIK ka konfirmuar se Veliu ka certifikatë sigurie tepër sekrete deri në vitin 2022 por ka raportime se ka qenë i implikuar në lëvizjen e klandestinëve, favorizimin e falsifikimit të vizave, por që këto nuk kanë pasur vijueshmëri dhe nuk është hapur proces penal, si dhe nuk është marrë nën hetim apo i pandehur.
Ndaj drejtorit Veliu u adresuan dy denoncime nga Sindikata e Policëve, njëri për qëndrim të paligjshëm në detyrë dhe tjetri për shkelje gjatë ushtrimit të detyrës, por që nuk u morën në konsideratë nga komisioni.





