Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka përshëndetur efektivët e policisë që u angazhuan për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita.
Për mediat ai u shpreh shkurt: "S'kam ardhur për prononcime, por për të falënderuar policët që kanë bërë një punë të shkëlqyer".
Ndërkohë Policia e Shtetit dhe Prokuroria pritet të fillojnë hetimin në lidhje me incidentet në protestën te Kryeministria. Një grup hetimi ka mbërritur në vendin e ngjarjes për mbledhjen e provave.
Policia ka fotografuar dhe filmuar gjithë rrjedhën e ngjarjeve para Kryeministrisë, ndërkohë që do të mblidhen edhe provat.





