Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paditur në Gjykatën Administrative Kuvendin dhe institucionin që ai vetë ka drejtuar. Padia e Fullanit është për shkarkimin në mënyrë të padrejtë nga detyra.

Gjykata e Tiranës shpalli të pafajshëm ish-guvernatorin Ardian Fullani për akuzën e shpërdorimit të detyrës për vjedhjen e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit.