Ardian Ismajli dhe Armir Rrahmani pritet të jenë shokë skuadre te Napoli. Një gjë e tillë konfirmohet nga mediat italiane, të cilat e kanë bërë fakt transferimin e Ismajlit nga Empoli te Napoli. Gjithsesi njëgjë e tillë nuk pritet të ndodhë në merkaton e janarit.

Pas ofertave të bëra nga Inter dhe Juventus, Ardian Ismajli duket se ka vendosur të zgjedhë skuadrën e Napolit, aty ku ka bërë historinë Diego Maradona dhe shumë yje të tjerë. Sipas gazetës napolitane “Il Mattino” është arritur akodri mes qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare dhe skuadrës së Napolit.

Transferimi i tij pritet të ndodhë në merkaton e verës, duke i dhënë mundësinë Ismajlit që të mbyllë sezonin e plotë me skuadrën e Empolit.