Ardian Ismajli ka dhënë një intervistë në mediat kroate ku ka folur për shortin e Euro 2024.

Pasi kaloi një periudhë të gjatë te Hajduku i Splitit, mbrojtësi i Empolit në Serie A, thotë se do t’i pëlqente që Kroacia dhe Shqipëria të kalojnë më tej.

“Unë mendoj se ne do të marrim një rezultat të mirë në Europian, pavarësisht grupit sesa i fort është. Nëse më pyesni mua, dua Kroacinë dhe Shqipërinë që të kalojnë më tej. Kroacia është e fortë, duke filluar që nga portieri, sulmi, veçanërish mesfusha me Modriç, Kovaçiç, Brozoviç dhe Guardiol në mbrojtje, pa harruar dhe Perisiç. Nëse ne do të kemi Jasir Asanin në formën e tij më të mirë, do të jetë fantastike. Kemi një ekip shumë të organizuar, Berisha, Gjimshiti, Bajrami, Seferi, Ramadani, Muçi, Asllani, Hysaj dhe Cikalleshi me Uzunin që kanë qenë këtu në Kroaci”, tha Ismajli.