Kandidati për bashkinë e Durrësit Ardian Muka, është ndalur në zonën e Shkozetit, lagje në cilën është rritur dhe vetë, për të folur nga afër me banorët për përmbytjen e rrugëve dhe ujin e pijshëm.
Muka, i cili përfaqëson koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, shprehet se “Ka besimin që të gjithë bashkë në zgjedhjet e 6 marsit do zgjedhim vetëm për interesin e Durrësit”.
POSTIMI I ARDIAN MUKËS
I përulur ndaj pritjes që më bënë qytetarët e lagjes nr. 14, ku biseduam për Shkozetin, lagje në të cilën jam rritur. Janë shpenzuar 86 milionë dollarë për ujësjellës e kanalizime.
Të gjithë jemi dëshmitarë që rrugët përmbyten dhe ujë të pijshëm nuk kemi më shumë se 1 orë në ditë!
Kam besimin që të gjithë bashkë në zgjedhjet e 6 marsit do zgjedhim vetëm për interesin e Durrësit.