Durrës – Kandidati i koalicionit opozitar “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka ka ndarë në adresën e tij zyrtare në “Facebook” disa foto nga sheshi “Liria”, aty ku gjatë ditës së sotme ka pasur mundësinë të takojë e bisedojë me qytetarët.

Në foton e parë të postuar shihet kandidati për bashkinë e Durrësit me modelen dh ish-banoren e “Big Brother Vip”, Beniada Nishanin.

Prej ditësh tashmë në qytetin bregdetar, Beniada nuk mund t’i shpëtonte politikës dhe fushatës elektorale që është bërë kryefjalë këto kohë, me qytetin që po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme lokale.

Shpresë dhe besim për në 6 mars”, ka shkruar Muka në statusin që shoqëron fotot.