Fusha e rërës në lagjen numër 18 është bërë objekt i një debati të nxehtë midis kreut të bashkisë së Durrësit dhe këshilltarit demokrat Ardian Muka. Në vitin 2009 në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi ky terren sportiv i ka kaluar pronarit i cili ka sjellë në bashki kërkesën për privatizim të objektit të tij. Pronari këkron privatizim objekti ku gjendet muri rrethues dhe porta e fushës së rërës.

Ardian Muka tha se privatizimi i objekteve dhe terreneve sportive ka sjellë mungesën e tyre. “Po na kthehen fëmijët në mostra betoni!”, ishte apeli i Mukës i cili pavarësisht debatit ngriti kartonin jeshil për këtë projektvendim i cili nuk u miratua nga këshilltarët.

Kreu i bashkisë Vangjush Dako në relacionin shpjegues tha se fusha e rërës në lagjen 18 i është kthyer pronarit, ndërkohë që procedurat janë bërë nga kthimi e kompensimi i pronave nga një ish-drejtor demokrat. Pronarët vijnë dhe kërkojnë privatizim të objektit. Janë muret rrethuese dhe porta për privatizim. Kjo është një fushë pa ndryshim destinacioni i përdorin për terrene sportive.

Fusha e rërës në lagjen numër 18 është shansi i fundit i banorëve për ta pasur terrene sportive në lagjen e tyre.

Ndjekim debatin!

K.H.