Kandidati i Komisionit të Rithemelimit të PD në bashkinë Durrës, Ardian Muka është prezantuar ditën e sotme me të rinjtë demokratë të qytetit bregdetar.
Në një postim në rrjetet sociale, FRPD Durrës shkruan se janë gati për zgjedhjet e pjesshme vendore që do të zhvillohen më 6 mars.
Gjithashtu, në postim thuhet se pas 22 vitesh qeverisje nga socialistës, bashkia e Durrësit duhet t`i kthehet qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kandidati i Partisë Demokratike – Komisioni i Rithemelimit për Bashkinë e Durrësit z. Ardian Muka prezantohet me të rinjtë demokratë të qytetit të Durrësit.
FRPD Durrës është gati për zgjedhjet e datës #6mars
Bashkia e Durrësit pas 22 vitesh të keqmenaxhuar nga socialistët duhet ti kthehet banorëve të Durrësit.