Kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, për zgjedhjet e 6 marsit Ardian Muka, thotë se trashëgimia kulturore është pasuria më e madhe e Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Muka shkruan se nëse fiton zgjedhjet e pjesshme vendore ruajtja e pasurisë kulturore do të jetë prioriteti i tij si kryebashkiak.

Trashëgimia kulturore është pasuria më e madhe e Durrësit. Kam luftuar që trashëgimia të ruhet e të promovohet pasi vetëm kështu mund të zhvillohet qyteti. Dje me ekspertë të njohur folëm gjerësisht për ruajtjen e kësaj pasurie. Si kryebashkiak ky do jetë prioriteti im kryesor.” shkruan Muka.