Procesi i numërimit ka shpallur rezultatin përfundimtar të Primareve në Durrës, ku fitues ka dalë Ardian Muka.
Kështu, me 1162 vota, kandidati fitues që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, është Ardian Muka.
Ndërkohë kandidatja tjetër në këtë garë, Silvja Gjepali ka marrë 373 vota.
Në total në Durrës votuan 1546 demokratë, teksa 11 vota dolën të pavlefshme.
Menjëherë pas shpalljes së rezultatit, Muka dha një prononcim për gazetarët:
“Unë besoj që bashkia do t’iu kthehet qytetarëve, do t’i kthehet rregullit, rendit, zhvillimit të qytetit.
Beteja e 6 marsit është e vështirë për shumë faktorë. Por unë jam shumë optimist dhe këtë optimizëm e kam të mbështetur në entuziazmin që ne kemi për pjesën e strukturës në këtë proces që na mbështeti.
Këtë mbështetje e shoh te njerëzit e thjeshtë, të cilëve realisht iu ka ardhur shpirti në majë të hundës me mëyrën si janë drejtuar këto 22 vite. Ka ardhur momenti që Durrësi të bëjë ndryshimin e madh. Kjo zgjedhje që ne bëmë ishte për herë të parë.
Falënderoj në mënyrë të veçantë dhe konkurrenten tjetër Silvja Gjepalin për garën që zhvilluam”.