Naim Muliu, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka mundur të thotë vetëm disa fjalë për vrasjen e kolegut dhe mikut të tij Ardian Roçi.
Gazetari Enver Doçi raportoi për "BalkanWeb" se ai ka telefonuar kolegët menjëherë pas krimit dhe ju ka treguar se kishte vrarë 51-vjeçarin dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.
Sipas burimeve nga Policia e Dibrës në momentin kur është dorëzuar 55-vjeçari ka qenë shumë i qetë. Ai ka treguar edhe diçka nga debati me viktimën. "Ardiani më ka sharë rrugës duke debatuar. Mua s’më ka sharë askush deri më sot, aty e kam qëlluar", ka thënë autori, i cili në momentin e krimit drejtonte makinën.
Në Komisariat Naim Muliu është shprehur i penduar për vrasjen e kolegut. “Nuk doja, gjithçka ndodhi në sherr”, ka thënë 55-vjeçari.





