Duket se telashet nuk kanë së rreshtur për Ardit Gjebrean. Pas problemeve me Marjan Frrokun, Arditi duket se është hasur me një tjetër problem. Këtë radhë bëhet fjalë për një gjobë të vënë nga vetë Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiti, për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

Tahiri ia ka bërë me dije live sot në emisionin e kësaj të diele Arditit, duke i çuar një mesazh në celular, pasi kishte ndjekur rubrikën “24 orë me”. Në rubrikën që u transmetua Arditi ishte së bashku me Skuadrën e Shqiponjave, ku treguan se si reagon policia në një ditë kur ka ngjarje kriminale. Bëhet e ditur se dikush e kishte denoncuar Arditin në Komisariatin Digital.