30 nëntor 2015 – Producenti Ardit Gjebrea ka reaguar në IG, pas lajmit të publikuar në "Bluetooth" të shtunën e shkuar ku shkruhej se sipas burimeve brenda stafit të "Kënga Magjike", bukuroshja Almeda Abazi do të paguhet 20 mijë euro për ardhjen 3-ditore në Tiranë.

Arditit i është dashur të kalojë me humor këtë lajm që shkaktoi jo pak zhurmë. I gjendur përballë kritikave, prezantuesi i "E diela Shqiptare" shprehet i paditur, duke lënë të kuptohet se lajmi i botuar nga Gazeta Shqiptare nuk është i vërtetë:

"Almeda më pyesin sa të kam paguar për #këngamagjike2015 dhe ka dalë (nuk di nga) një shumë 20 mijë euro.
Jam fyer!!! Pse, kaq pak mendojnë se vlen ti?
Hahahahahahahahhahah
Mos ja trego këtë lajm menaxhmentit tënd se do na vrasin të dyve! E kupton ti sa të pasur jemi ne?
Hahahah Qofshim si na dijnë!
Mirardhsh!”, ka shkruar Ardit Gjebrea i cili mori menjëherë përgjigjen e 23-vjeçares përmes një komenti.

“Hahahahah mesa duket ai/ajo qe ka vendosur te shkruaj kte lajm ka marre parasysh pagesat ktej..(me siguri jeton jasht Shqiperise ky/kjo)”, mbështeti bashkëprezantuesin e "Kënga Magjike", ish-miss Shqipëria 2007.

/portali DurresLajm/