Sot moderatori i “E diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, në rubrikën  “24 orë me…” u transformua në një lypës.

Këtë fundjavë ai ia kishte kushtuar një lypësi. Pasi ka ndenjur afër me një nga ata, që fati e ka lënë mënjanë, Arditi ka mësuar shumë për jetën e vështirë. Qytetarët e kanë patur të pamundur ta njohin ndërsa pas shumë ofendimeve dhe rrefuzimit për t'i dhënë disa të holla, ai ka mundur të marrë 10 lekëshin e tij të parë. Në fund të këtij eksperimenti, Gjebrea dha edhe mesazh: "Nëse nuk dëshironi t'i jepni lekë, të paktën mos i ofendoni".