Kjo e shtunë është një ditë e trishtë për moderatorin e dashur për publikun shqiptar, Ardit Gjebrean. Kantautori ka humbur nënën, dhe padyshim dhimbja për të s’ka fjalë. Ka qenë vetë ai që ka dhënë lajmin, përmes një njoftimi.
“Me trishtim njoftoj se mbrëmë mamaja ime ndërroi jetë. E përcjellim sot në ora 5pm në varrezat e Sharrës. Ndërsa vizitat i presim në Mak Albania Hotel (ish-Sheraton) të dielën, të hënën dhe të martën 10.00 – 1pm dhe 5pm – 8pm”, njofton Ardit Gjebrea.
Ndërsa me anë të një postimi tjetër prekës në Instagram, Gjebrea publikon foton e nënës e shkruan:
“Nuk di a do mësohem dot me mungesën tënde…
Lutem që engjëjt të kujdesen për ty.”





