Vajza e kantautorit, producentit dhe moderatorit Ardit Gjebra, Anna është tashmë një emër i dëgjuar për publikun.
Ajo dhe i ati kanë një marrëdhënie tepër të ngushtë e një gjë të tillë e shohim shpesh në Instagram-in e Gjebreas dhe hera herës në ekran.
Madje ata kanë edhe një këngë bashkë.
Ditën e sotme Ardit Gjebrea ka postuar një foto duke shoqëruar Annën, teksa kjo e fundit rikthehet në shkollë.
“Vit të mbarë shkollor”, shkruan moderatori krahas fotos.





