Festa e sotme është uruar edhe nga moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”. Ardit Gjebrea, përveç urimeve për të gjithë komunitetin bektashian, ka shkruar dhe një historik të shkurtër me fëmijët pjesëmarrës në një nga rubrikat e spektakli, “PowerKids”.
Fëmijët pjesëmarrës kanë përgatitur disa gatime të cilat më pas i kanë ekspozuar në një qendër tregtare për ti shitur, dhe paratë e fituara do të shkonin për fëmijët në nevojë.
“Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston festën e Sulltan Nevruzit, nga persishtja domethënia e tij është “ditë e re”. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë dhe më pas luten dhe falen për të gjithë ata që gjenden në vështirësi. Shqiptarët, të ndjeshëm ndaj çdo feje dhe besimi, duke respektuar secilën përkatësisht, solidarizohen me misionet e shenjta të tyre.
Tani, 4 fëmijë të PowerKidz janë në një familje ku bashkëmoshatarët e tyre janë në nevojë. Sot pasdite, të katërt do gatuajnë dhe do shesin në një qendër tregtare çka ata do të përgatisin vetë. Të ardhurat do ja u japin familjes me fëmijët në nevojë. Krenar për ta!” ka shkruar Arditi.