Sot moderatori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Ardit Gjebrea feston ditëlindjen e tij dhe mbush plot 56 vjeç.

Arditi ka marrë urime të shumta nga kolegët dhe miqtë e tij, por më i veçanti është i djalit të tij, Jonit.

Edhe pse është larg, Joni ka publikuar një foto në krah më babanë e tij teksa i ka bërë një dedikim emocional.

“Nuk ka fjalë që e përshkruan dashurinë që kam për ty. Edhe pse nuk jam fizikisht atje për të festuar sot me ty, shpirtërisht jam gjithmonë pranë teje. Gëzuar ditëlindjen heroi im”, ka shkruar Joni bashkangjitur fotos me babain.

Djali i moderatorit prej kohësh është zhvendosur në Boston të SHBA-së, vend në të cilin jeton së bashku me partneren e tij Merlin.