Ata që janë, por më shumë ata që nuk shquhen se janë patriotë, kënduan dhe u përlotën bashkë me të ndërsa Kombëtarja jonë e futbollit luante në Kampionatin Europian. Përveҫ rezultateve të mira dhe më pak, De Biasi është histori… që do të shkruhet e do të rrëfehet gjithmonë.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, para se t’u jepte lamtumirën të gjithë shqiptarëve, u bë njësh me kombin tonë në shumë ngjarje të bukura e të dhimbshme të tij.

Ardit Gjebrea mund të kishte folur pa fund për të gjitha herët kur edhe ai, si të gjithë ne, kemi ulëritur nga gëzimi i fitores dhe jemi dëshpëruar nga humbja. Por nuk ka bërë asnjë përmbledhje dhe asnjë përshkrim për kreun e Kombëtares. I ka shprehur atij mirënjohjen. Dhe kaq mjafton…Në postimin e fundit me foton e De Biasit, producenti i njohur shkruan: “Rastësia tani deshi të më takonte pak para nisjes së tij në aeroport. Mjafton një fjalë për ty Mister #GianniDeBiasi – FALEMINDERIT!