28 maj 2015 – Gjykata Mbretërore e Kardifit dënoi 28-vjeçarin Ardit Hoxha me 16 vjet burg.
Ai u dënua për trafik kokaine dhe plagosje të rëndë si rezultat i ushtrimit të torturës. Gjykata, përveç Arditit dënoi me burg edhe 2 bashkëpunëtorë të tij, që ishin njëlloj si Arditi emigrantë ilegalë në Angli. Arditi merrej me trafikun e kokainës në Angli. Në kuadër të këtij trafiku ai në 2 qershor 2014 torturoi duke i thyer kupën e gjurit me tullë një shpërndarësi droge, të cilit i kishte humbur një sasi droge, që ia kishte dhënë për të shitur Arditi. Pikërisht për këtë rast, dënimit prej 9 vitesh burg për kokainë, gjykata angleze i shtoi edhe 6 vjet të tjerë burg.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/