Diego Armando Maradona falënderon klubin e tij të parë në karrierë, Argentinos Juniors, për faktin se i ka venë emrin e legjendës argjentinase të futbollit stadiumit të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, 58-vjeçari falënderon nga zemra nderimin që i ka bërë klubi ku ka kaluar 5 viteve para të karrierës nga viti 1976 deri më 1981.

Në stadiumin ku i bëhet homazh El Pibe de Oros (Estadio Diego Armando Maradona), edhe tuneli që të çon të dhomat e zhveshjes i dedikohet njeriut që udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës së vitit 1986.