25 gusht 2013 – Një nga vajzat e njohura, e cila e ka shijuar këtë verë në çdo minutë të saj, është Françeska Jaçe e “Big Brother 5”.

Edhe pse Vlora është qyteti i saj i lindjes, duket se për Françeskën nuk mungon asnjëherë dëshira për plazh.

Ajo është fotografuar vazhdimisht me bikini, ku hiret e saj nuk lënë askënd indiferent.

Ndërkohë që kësaj here paparaci ynë e ka kapur Françeskën në një nga diskot e Vlorës, në shoqërinë e një djali që kërcen vazhdimisht me të.