TIRANE, 21 shtator 2014 – I është nënshtruar një operacioni të lehtë ditën e enjte në spitalin shtetëror. Bëhet fjalë për Argita Berisha Malltezi,e cila ditën e enjte është shtruar në spitalin publik “Nënë Tereza”. 

Ndërhyrja kirurgjikale në tëmth është kryer nga mjeku Arben Beqiri në të njëjtën ditë. Ajo është vizituar edhe nga prindërit e saj, Sali dhe Liri Berisha. Duke qenë se operacioni ka qenë i lehtë, ajo e ka lënë spitalin një ditë pas operacionit. Ajo që bën përshtypje është fakti se ndryshe nga shumë emra të njohur të politikës, që zgjedhin klinikat private, Argita e ka kryer operacionin në spitalin publik.