Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, nga Kuvendi Kombëtar dha mesazhin e saj.

Gjatë fjalës para delegatëve, Malltezi tha se vendi rrezikon që të bjerë në diktaturë, ndërsa shtroi disa herë pyetjen se çfarë ndodhi që gabuan dhe janë në këtë gjendje.

“Jam mirënjohëse që jam këtu sot, jo vetëm si demokrate, por edhe nënë e 4 fëmijëve dhe si përfaqësuese e shtrezës së mesme. Diku ne gabuam. Secili prej nesh rendi drejt ekonomisë, por ne rrezikojmë që të biem në diktaturë të ngjashme me diktaturën e dikurshme. Kjo nuk quhet zgjedhje, por nënshtrim.

Në vitet 90 kam marrë pjesë në ngjarjet aktive të dhjetorit. Për shkak të moshës, dhe pa pretendim ekonomik. Ajo që më bënte që të qëndroja ishte e drejta e fjalës e shkollës, e besimit. Në cilën pikë të rrugëtimit tonë gabuam që jemi në këtë gjendje? Ne injoruam faktin që krimi do të hapej në rrugët tona.”, tha ajo ndër të tjera.