Vajza e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur në SPAK.
“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, u shpreh për gazetarët Argita Malltezi.
Ajo u paraqit e vetme në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të SPAK.