TIRANË– Nuk ka vonuar as ditën e sotme reagimi i Argita Malltezit, vajzës së Kryeministrit. Me anë të një njoftimi për shtyp, znj, Malltezi theksoi se shqiptarët presin të mësojnë të vërtetat mbi 100 milionët që bashkëshortja e kryesocialistit Edi Rama ka deklaruar në ILDKP.
“Përsëri shqiptarët presin z.Rama që të bësh transparencën e 100 milioneve të huase pa interes të gruas tënde, që bashkëshortja jote Linda Basha, i ka deklaruar në ILDKP pa levizje në llogari bankare. Por mesa duket, përgjigja dashka shumë kohë për t'u gatuar!”
Argita Malltezi i cilësoi shpifje dhe qesharake akuzat e bëra nga kampi rozë në emër të saj. Sipas saj, Rama i bën këto shpifje nga paniku rreth akuzave që po i bëhen së shoqes.
“I ngërthyer nga paniku i daljes në dritë të fakteve shokuese, të cilat flasin nëpërmjet firmës së të shoqes, Linda Ramës, në deklaratën e saj në ILDKP, lideri i opozitës, lëshon akuza qesharake të përditshme, të cilat i rrotullon në të gjithë trajtat gjuhësore, vecse për të deshmuar moton e tij “shpif shpif se dicka mbetet”.
Duke akuzuar Ramën si profesionist në shpifje, Argita Malltezi bëri të ditur se ka depozituar një padi në gjykatë rreth deklaratave që janë lëshuar nga selia rozë përgjatë dy ditëve të fundit.
“Z.Rama, si shpifës profesionist prej dy javësh, cdo ditë ke trilluar për të ardhurat e mia të realizuara të gjitha nga burime transparente, të ligjshme, nga veprimtaria profesionale, mësimdhënie në universitete publike e private, botime dhe kërkime shkencore, qera dhe trashëgimi familjare, të deklaruara të gjitha në tatime, ILDKP dhe të verifikuara prej tyre. Zinxhirit të genjeshtrave iu shtuan tani spekulimet e dy ditëve të fundit, për të cilat, ju njoftoj, se sot kam depozituar padi në gjykatë”.
Duke iu referuar kryetarit të PS, Rama, znj. Malltezi shtoi se “ë kujtoj z.Rama se tarifat e subjekteve private, vetëm në diktatura i caktojnë qeveritë; në vende të lira ato i nënshtrohen tregut të lire. Dje ti bëre akuzën qesharake për pengesë të investimeve private, sot cirresh për tarifat e një aktiviteti privat, njëlloj si 7 vjet me parë bërtisje për rrogën time nga organizata e OKB. Të kujtoj gjithashtu se shqiptarët e dinë mirë se as rroga në OKB dhe as tarifat private, nuk janë hua 100 milionëshe pa interes dhe as pallate në Tiranë”.