TIRANE- Vajza e kryeministrit Argita Malltezi ka reaguar sot pas deklaratës së Partisë Socialiste të datës 23 janar. Për zonjën Malltezi akuzat e djeshme janë seria e radhës e shpifjeve të Ramës, i cili sipas saj, do të fshehë lejet e ndërtimit të dhëna për ndërtimin e pallatit të bashkëshortes së tij. 

“Zoti Rama vazhdon serinë e tij të shpifjeve bajate të përditshme me zëdhënësit e tij të paguar. Njësoj si i mbyturi që mendon se shpëton duke u kapur në një fije bari ti Z.Rama beson se mund të fshehësh lejet e dhëna për ndërtimin e pallatit të Lindita Bashës, në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit dhe ligjin e urbanistikës, duke sulmuar tarifat private të një studioje avokatore, të caktuara në mënyrë transparente dhe në përputhje të plotë me ligjin e avokatisë. Përsëri, i kapur nga paniku, t’i mendon se duke më përmendur mua tarifat e shitjes së tokës nga privati tek privati, mund t’i shpëtosh transparencës dhe të fshehësh burimin e padeklaruar të mbi 1 milion euro të ndërtimit të pallatit pajë nga një pensionist dhe kunati yt i vetëpunësuar dhe mungesën e faturave të ndërtimit të këtij pallati”, sqaron Malltezi. 

Duke i kujtuar kryesocialistit se duhet të deklarojnë burimin e 100 milionë lekëve kredi të gruas së tij, Malltezi hedh dyshime edhe për çmimin e tokës në dajt ku Rama e Linda po ndërtojnë shtëpinë e tyre. 

Ti sulmon pse u kam deklaruar me transparencë të interesuarve cmimin e tokës me të cilin e shisnin pronarët privatë. Të kujtoj që transparenca është standart ligjor dhe moral të cilin duhet të gjesh kurajon ta zbatosh dhe ti, për të deklaruar para shqiptarëve burimin e 100 milion lekëve kredi pa interes të gruas suaj si dhe arsyen e cmimit qesharak prej 2 dollarësh me të cilin keni blerë tokën e sarajeve me gjatësi 57 m linear që po ndërton në Dajt, ndërkohë që disa vite më parë cmimi edhe në zona më të thella ka qënë dhjetë herë më i lartë.