Vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi ka dlë sot në një konferencë për shtyp, bashkë me avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesin.
Gjatë fjalës saj, Argita tha se babai dhe bashkëshorti, Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie pa asnjë prova dhe fakt.
Sipas Argita Malltezit, vijimi i hetimeve duhet të gjeneroje prova, ose të pranohet publikisht se synimi është për të goditur opozitën.
“Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi janë në burg në fazë hetimesh pa asnjë prove, fakt apo dëshmi që të tregojnë se ata kanë kryer një rol në atë që njihet si çështja Partizani.
Ky vijim hetimesh ose duhet të gjenerojë prova ose duhet pranohet publikisht që masa nuk ka synim realizimin e procesit të hetimit, por goditjen e opozitës për qëllimet politike të pushtetit.
Çështja filloi nëpërmjet diktatit politik. Taulant Balla bëri një kallëzim të rremë që nxiti disa pretendime, që SPAK më pas i ktheu në pretendime të veta.
Ky është një kallëzim i rreme dhe Balla duhet të ishte para bankës së akuzuarve”, tha Argita Malltezi.