Qëndrimi i kombëtares së futbollit të Argjentinës në Melburn ka përjetuar momentet e tensionit pas një sulmi që ka ndodhur në këtë qytet australian. Për fat të mirë për Leo Messin dhe të tijtë policia australiane në mënyrë të shpejtë ia doli të kontrollonte situatën, e cila pati goditje të madhe psikologjike tek anëtarët e ekipit të Argjentinës dhe mysafirëve të tjerë, që ishin në hotel.

Incidenti ndodhi kur një njeri në emër të Shtetit Islamik mori peng një grua në lagjen Brighton të qytetit australian të Melburnit. Gruaja mundi të shpëtohej nga policia, ndërsa sulmuesi, i cili më parë kishte komunikuar me telefon me stacionin televiziv “Channel Seven News Melbourne” tha se ishte duke vepruar “në emër të Al Kaedës dhe shtetit islamik”, u vra nga policia. Xhihadisti u identifikua si Yacqub Khayre, i cili kishte hedhur një njeri të vdekur para se të nisej drejt ndërtesës në të cilën ishte. Incidenti ka ndodhur në afërsi të hotelit, në të cilin është vendosur kombëtarja e Argjentinës me Leo Messin në krye, para ndeshjes së të premtes kundër Brazilit.