Argjentinë, 7 shtator 2014 – Pasi janë arkivuar zhgënjimet për një Kupë Bote që ju iku nga duart në finale, Argjentina fillon nga e para. Ndryshim në stol, me Gerardo Martinon që mori vendin e Sabellas, dhe shumë ndryshime të tjera që e cuan përfaqësuesen albiceleste në mini-hakmarrjen ndaj Gjermanisë që u mposht 4-2 në miqësore, por surprizat ende nuk kanë mbaruar.
Një paralajmërim i parë kishte ardhur nga vetë trajneri Martino që duke i rihapur dyert e kombëtares shumë argjentinasve, në mënyrë indirekte i kishte shkelur syrin Carlos Tevez. Një sinjal tjetër erdhi mbrëmjen e së shtunës. Messi dhe Tevez u takuan në Milano. Për të dëshmuar takimin mes dy kampionëve doli në skenë dhe një foto ku shfaqen të dy krah përkrahu teksa buzëqeshin të lumtur.
Kjo foto mund t'i japë fund marradhënie jomiqësore mes të dyve, e cila kishte pasuruar me polemika vigjiljen e botërorit brazilian. Flitej se në bazë të përjashtimit të Tevez nga kombëtarja fshihej pikërisht diktati absolut i Lionel Messi, që kishte vendosur për të zënë një rol prej protagonist absolut në Kupën e Botës. Të vërtetë apo të gënjeshtërt qofshin zërat, duket se dhe Messi tani ka bërë kthesë duke i shtrirë dorën e miqësisë Tevez. Gjithsesi për të qenë të sigurt për rikthimin e Tevez në kombëtare duhet pritur grumbullimi i ardhshëm i La Seleccion, që si për ironi të fatit do të jetë në 11 tetor, pikërisht përballë Brazilit.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





