17 shkurt 2015 –  Është në një pritje të mrekullueshme, pasi shumë shpejt do të bëhet nënë. Pas disa ditëve relaks që kaloi me partnerin në Islandë, këngëtarja Ramosaj ka vendosur të bëjë publik lajmin që është shtatzënë. Në rrjetet sociale, Argjentina ka shkruar:

“Mezi pres të takoj djalin tim të vockël. Faleminderit të gjithëve për urimet. Është një ndjenjë e papërshkrueshme”.

Nuk dihet nëse është rastësi apo planifikim nga ana e këngëtares, që ka zgjedhur ta bëjë publike shtatzëninë pikërisht në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.