Brazil, 5 korrik 2014 – Estadio Nacional i kryeqytetit Brazilia do të jetë arena e çerekfinales se tretë të Botërorit ku Argjentina dhe Belgjika do të synojnë një vend mes katër më të mirave të Botës, me ëndrrën për të festuar në finalen e madhe të 13 korrikut në Maracana të Rio De Janeiros. Të inspiruar nga Lionel Messi amerikano-jugorët do të kërkojnë të nxjerrin jashtë gare një tjetër përfaqësuese europiane, pas vuajtjeve që kaluan ndaj Zvicrës për 120 minuta lojë.
Argjentinasit e kanë të qartë se nuk mund të shkojnë më larg nëse nuk ndryshojnë dicka në aspektin e lojës, aq me tepër përballë një Belgjike që nuk e njeh rezultat tjetër vec fitores në katër sfidat e zhvilluara deri tani. Një brezi i artë talentesh të Belgjikës, pretendon të shuajë ëndrrën e Lionel Messit për t’i shtuar palmaresit të tij të vetmin trofe madhor që i mungon dhe që do ta shdnërronte ndoshta në futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave.
Alejandro Sabella nuk do të ketë në dispozicion një nga pikat më të fortë në mbrojtje, të riun Marco Rojos, I cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në këtë turne ndaj Zvicrës. Në vend të 24-vjeçarit pritet të aktivizohet Jose Basanta, që aktivizohet me Monterrey në kampionatin meksikan. Në seancat e fundit i është rikthyer stërvitjes edhe Sergio Aguerro, por sulmuesi i Manchester City-t nuk mund të jap kontribut në këtë sfidë, me Ezequiel Lavezzin dhe Maxi Rodriguez që rivaluzojnë për një vend titullari.
Në kampin tjetër kanë ardhur sinjale pozitive për gjendjen fizike të Thomas Vermaelen, që mund të ulë në stol Jan Vertonghen ose Daniel Van Buyten, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që 11-shja titullarë të jetë ajo që që ipresionoi përballë SHBA-së në 1/8.
Të dyja skuadrat janë të ndërtuara për një futboll sulmues dhe spektakolar, cka vërterohet edhe nga statistikat e takimeve që kanë luajtur deri tani në Brazil 2014. Argjentina dhe Belgjika kanë numrin më të madh të goditjeje në portë, respektivisht 83 dhe 80, por formacioni i Marc Ëilmots krenohet me faktin mban rekordin e goditjeve në kuadrat, plot 32. Më shumë se çdo përfaqësuese tjetër pjesëmarrëvse në botëror.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





