DURRES, 23 prill 2013 – Sot anëtarët e Forumit të Partisë Demokratike të Durrësit zhvilluan konventën për zgjedhjen e kryesisë së tyre dhe kryetarit të FRPD-së.
Konventën e të rinjve të Partisë Demokratike e përshëndetën disa nga figurat më të rëndësishme të saj në Durrës si ministri i Drejtësisë dhe njëkohësisht deputet i qarkut të Durrësit, Eduard Halimi dhe kryetari i degës së PD-së së Durrësit, Igli Cara.
Gjatë fjalës së tij deputeti Cara falenderoi të gjithë të rinjtë dhe për procesin zgjedhor që zhvilluan në çdo lagje dhe seksion të PD në Durrës.
Në punimet e konventës së FRPD-së së Durrësit që u mbajt në pallatin e kulturës “Aleksandër Moisiu” ishte i pranishëm edhe kreu i FRPD-së Gerti Bogdani.
Kandidatë në garë për kreun e Forumit rinor në Durrës ishin pedagogu Arian Dedej, Petro Vokopola, Sead Luka dhe Dritan Vakaj. Por dy nga kandidatët dhe përkatësisht Petro Vokopola dhe Sead Luka u tërhoqën nga gara.
Në përfundim të votimit dhe numërimit të votive kreu i ri i FRPD Durrës u zgjodh Arian Dedej, pedagogu i shkencave politike në UAMD.





